Amerika nis “hakmarrjen” ndaj Gjykatës Speciale

Avokati i njohur, Azdren Shala , ka folur rreth mundësisë se SHBA-ja mund të ketë nisur “hakmarrjen” e tyre ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, shkruan Mitropol.
Ai gjithashtu theksoi se kjo lloj përndjekjeje që mund të ketë nisur SHBA-ja ndaj Speciales, nuk mund të dihet nëse do të ketë ndonjë rezultat pozitiv në procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Megjithatë, nga ana tjetër, avokatja Fehmije Bytyqi Gashi ka thënë se çdokush që ndjen veten shqiptar, dhe që është krenarë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë dëshirë që rrjedhja e gjykimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së të ndryshojë për të mirë.
Bytyqi-Gashi gjithashtu i quan hetimet ndaj ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve në Hagë, Gashi i quan të mirëpritura dhe shumë të mira.






