Amerikani që kishte shërbyer si polic në Skënderaj, viziton kryetarin e kësaj komune, Fadil Nuren

Vite më parë, në qytetin e Skënderaj në kuadër të Shërbimit Policor të Kosovës, kishte shërbyer edhe amerikani, William Murry, shkruan Mitropol.
Murry, është kthyer sot në Kosovë, me ç’rast edhe ka shkuar për vizitë në qytetin e Skënderaj, atje ku dikur shërbente për ta ruajtur rendin dhe ligjin.
Gjatë ditës së sotme, ai ka vizituar kryetarin e komunës së Skënderaj, Fadil Nurën, e ky i fundit edhe ka postuar një shkrim në Facebook, ku edhe ka njoftuar për vizitën e amerikanit Murry.
Postimi i plotë i Fadil Nurës:
Me mikun tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, William Murry, që kthehet në Skenderaj, për të kujtuar nostalgjinë e kohës që ka shërbyer si polic.







