Ankohen banorët e Cerajës dhe Bistricës: 15 fshatra u shtruan me asfalt këtë vit për serbët e Leposaviqit, veç 2 fshatrat shqiptare jo

Banorët e fshatrave Cerajë dhe Bistricë kanë adresuar një shqetësim serioz të tyre në redaksi të portalit “Mitropol”.
Ata thonë se vetëm për 6 muaj të këtij viti janë shtruar me asfalt 15 fshatra të komunës veriore të Leposaviqit, ndërsa kanë mbetur pa u shtruar vetëm dy fshatra shqiptare.
Është fjala për fshatrat Cerajë dhe Bistricë e Shalës e të cilat kanë mbetur pa asfalt nga pushteti lokal serb.
Banorët e kanë përmbledhur këtë për “Mitropol” edhe në fotografi ku shihen fshatrat e shtruara serbe dhe dy fshatrat e shqiptarëve që mbetën pa asfalt.
Banorët kanë kërkuar nga Qeveria të ndërmarrë masa urgjente për gjendjen e shqiptarëve të veriut./Mitropol/








