Aurora Group
02LAJME

Ankohen punëtorët e UNITET-it: Kështu po na maltretojnë bizneset

Kafiteritë e Mitrovicës nuk po kanë aspak konsideratë për punëtorët e pastrimit, shkruan Mitropol.

Disa punëtorë të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Uniteti” kanë shprehur indinjatën e tyre me këto biznese në adresë të “Mitropol”.

Aurora Group

Ata po thonë se edhe pse mundohen ta mbajnë të pastërt hapësirën përballë sallës së sporteve “Minatori”, vazhdimisht hasin në qese e thasë mbeturinash jashtë kontenjerëve.

”Mandej po mushet me mij, po s’ka qare se po e lënë bërllogun jashtë. Na të shkretit veç mu myt t’u fshi”, thotë njëri nga punëtorët për “Mitropol”.

Ndryshe, nga kompania u kanë bërë thirrje bizeneseve me dhjetëra herë të mos i hedhin mbeturinat jashtë vendit të destinuar për to./Mitropol/

Active 1