Aurora Group
02LAJMELAJMI YT

Ankohet qytetari: Tash e tre ditë nuk ka intervenuar askush në rregullimin e rrethojave të urës jemi të rrezikuar

 

Në njërën nga lagjet e qytetit të Mitrovicës, rrethojat e urës janë shembur, shkruan Mitropol.

Market Florenti

Një gjë e tillë e cila parandalonte rrezikun e rënies nga ura, tashmë nuk ekziston.

Banorët e zonës janë ankuar në redaksi të Mitropol, se tash e tre ditë askush nuk ka ardhur për t’i rregulluar rrethojat.

Një gjë e tillë sipas banorëve po e rrezikon jetën e qytetarëve, e më së shumti të fëmijëve.

Banorët kanë bërë apel tek organet përgjegjëse që të vijnë dhe t’i rregullojnë rrethojat e sigurisë në urë. /Mitropol/

Weelnes