Ankohet studenti mitrovicas: Sot pagova biletën e autobusit përsëri 1.50€, s’ka lirim, nuk po zbatohet vendimi i ministrisë

Një student mitrovicas është ankuar në redaksi të Mitropol se sot është detyruar përsëri të paguaj 1.50€ për biletën e autobusit në relacionin Mitrovicë-Prishtinë, shkruan Mitropol.
Sot studentët do duhej të paguanin 0.75 centë, me çmim të përgjysmuar të biletës, pasi dje Ministria e Infrastrukturës mori vendim që disa kategori të qytetarëve të kryejnë vetëm gjysmën e pagesës.
Zbritja e çmimit për disa kategori erdhi pas vendimeve të kompanive për shtrenjtim të biletave që erdhi si rrjedhojë e rritjes së çmimit të derivateve.
Megjithëse Ministria mori vendim t’i obligojë autobusët të lirojnë biletat, ky vendim sot nuk u zbatua nga kompanitë e autobusëve në Mitrovicë.
Student që foli për Mitropol tha se edhe sot ka paguar 1.50€ biletën për të shkuar në Prishtinë, ani pse Sipas vendimit, studenti do të duhej të paguante vetëm 0.75 cent.
Kryetari i shoqatës së autobusëve dje kundërshtoi hapur vendimin e ministrisë./Mitropol:








