
Njëri nga anëtarët e tifogrupit “Torcida” në Mitrovicë, Doni Beshiri, përmes një postimi në facebook ka apeluar nga mitrovicasit të mos hudhin gjësende në parket, shkruan Mitropol.
Ai ka theksuar se mezi është rikthyer koha e Trepçës, kur klubi po shënon fitore, dhe kjo nuk duhet të dëmtohet nga vet ne, mitrovicasit.
Ai ka shtuar se hudhjet në parket, e rëndojnë gjendjen financiare të udhëheqësve të klubit, dhe kjo i rrezikon investimet në klub.
Postimi i plotë:
E dashur Mitrovicë, Torcida ime,
Qyteti i Isa Boletinit e Haki Misinit:
Ne, festa e gëzime nuk kemi shumë, se Mitrovica ende e pagun çmimin e lirisë.
Në ndeshjet e klubit KB Trepça, zakonisht zhvishemi nga krejt përgjegjësit, e ndjejna me çdo qelizë, Nëna ime 70 vjeçare e pret me padurim lojën e Trepçës.
Për ne, kjo është diçka përtej sportit, është manifestim i lavdisë së qytetit.
10 vite KB Trepça ka qenë: pa pagesa, pa kushte elementare, në mungesë të sallës Minatori, etj etj. Falë Zotit, disa djem të shehrit tonë, patriota modern, kanë vepru sikur bleta: “që han n’çdo lule po mjaltin e sjellë në shpi”.
Po investojn nga buka e punëtorëve, nga bizneset që prinderit e tyre i kanë ndërtu me mish e gjak, asni cent se kanë fitu në kohë pandemie, asnjë kompensim, edhe veshken po e japin në kuptim figurativ.
APEL – Mitrovicasit janë të veçant, sepse “ndjejn dhimbje për dhimbjen e tjetrit.
Nëse e doni qytetin e Besim Nukës,
MOS hudhni në parketin e lojes, shishe, shkrepsa, gjësende. Mos i ligni djemt e minatorit, se kosto e denimit është shumë e madhe.







