Arian Tahiri fton qytetarët t’i bashkohen nesër në hapjen e fushatës në Parkun e Qytetit nga ora 19:00

Kandidati i PDK-së për Mitrovicë, Arian Tahiri, të shtunën më 13 shtator 2025 do të hapë zyrtarisht fushatën zgjedhore me një tubim në Parkun e Qytetit, duke filluar nga ora 19:00, shkruan Mitropol.
Në thirrjen e tij drejtuar qytetarëve, Tahiri ka kërkuar bashkim për një rrugë të re, duke vënë në pah të rinjtë me ëndrra, prindërit që sakrifikojnë dhe punëtorët që nuk ndalen kurrë.
Me sloganin “Për ty gjithmonë, Mitrovicë!”, ai ka theksuar se angazhimi i tij është për qytetin dhe banorët e tij, duke ftuar të gjithë të marrin pjesë në hapjen e fushatës.
Postimi:
Qytetarë të Mitrovicës,
Nesër e fillojmë fushatën zgjedhore së bashku!
Ju ftoj të bëheni pjesë e fillimit të një rruge të re, e cila fillon me ju, për ju, për të gjithë ne.
Ju ftoj të bashkohemi për të rinjtë që kanë ëndrra. Për prindërit që sakrifikojnë. Për punëtorët që nuk ndalen kurrë. Për qytetin që e duam.
📍 Parku i Qytetit;
🕖 E shtunë, ora 19:00;
Për ty gjithmonë, Mitrovicë! 💚
Ju presim! 🤝








