Arian Tahiri merr mbështetjen unanime nga kryesia qendrore e partisë për kandidaturën e kryetarit të Mitrovicës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zyrtarizuar kandidatët e saj për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Për komunën e Mitrovicës, kandidaturën për kryetar e ka marrë me votim unanim Dr. Arian Tahiri, nënkryetar aktual i Komunës së Mitrovicës.
Ai gëzon përkrahje të gjerë brenda strukturave të partisë dhe konsiderohet një nga figurat kyçe në udhëheqjen komunale.
Në komunat e tjera veriore, PDK ka vendosur të rikandidojë kryetarët aktualë: Izmir Zeqiri për Zubin Potok, Ilir Peci për Zveçan, si dhe Flutura Hamza Azemi për Mitrovicën e Veriut.








