Arian Tahiri uron 38 vjetorin e themelimit të Torcidës: “Nuk ka Trepçë pa Torcidë, s’ka Kosovë pa Mitrovicë.”

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka uruar 38 vjetorin e themelimit të grupit të tifozërisë, Torcida.
Tahiri, dikur ish basketbollist i KB Trepçës e sot nënkryetar, ka vlerësuar shumë lartë anëtarët e tifo grupit të parë në shqiptari, shkruan Mitropol.
Ai ka thënë se Torcida është vlerë e qytetit të Mitrovicës
Postimi i plotë:
20 mars 1984 është themeluar tifo-grupi i parë shqiptar, TORCIDA.
Për 38 vjet pa u ndalur në mbështetje të klubeve të qytetit, djemt dhe vajzat e qytetit të Mitrovicës të njohur me grupin e famshëm Torcida.
Grupi Torcida është vlerë e qytetit të Mitrovicës, është krenari për secilin Mitrovicas dhe është mbështetësi më i fortë moral që nuk mungon asnjë here për secilin sportist të Mitrovicës.
Urime të gjithë Torcidashave me slloganin më të mirë të tyre : “Nuk ka Trepçe pa Torcidë, s’ka Kosovë pa Mitrovicë.”
#Torcida1984 💚🖤








