Medi
02LAJME

Armend Agolli kritikon Saranda Bogujevcin: Shije e çuditshme që vlerësuat kandidatin serb me 95 poena

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli ka kërkuar një përgjigje nga deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci se pse e ka votuar kandidatin për Bord të RTK-së, serbin, Mihajllo Shqepanoviq, me 95 poena.

Agolli ka thënë se është ndjerë keq kur e ka kuptuar se Bogujevci ka vepruar kështu.

Active 1

“Personalisht,u ndjeva keq sot, kur kuptova qe edhe Saranda Bogujevci veproi sipas te njejtit parim, gjate perzgjedhjes se anetareve te Bordit te ri te RTK-se. Ajo kandidatin Mihajllo Shqepanoviq e vleresoi me plot 95 poena.”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Kjo qeveri dhe eksponentet e saj nuk po funksionojne logjikshem, ose une nuk po mund t’ua gjej logjken e sakte te funksionimit.

Nese thua se pushtetaret e kaluar (ciledo qofshin ata) kane koketuar me eksponentet e shtetit serb ne Kosove, shpesh edhe duke i favorizuar ata ne dem te shqiptareve, atehere do te duhej qe edhe veprimet t’i keshe ne perputhje me deklarimet e tilla.

Perndryshe del cinik dhe qesharak.

Personalisht,u ndjeva keq sot, kur kuptova qe edhe Saranda Bogujevci veproi sipas te njejtit parim, gjate perzgjedhjes se anetareve te Bordit te ri te RTK-se. Ajo kandidatin Mihajllo Shqepanoviq e vleresoi me plot 95 poena.

Duke mos paragjykuar fare karaktetistikat profesionale të kandidatëve, nje vleresim i tille per mua eshte sa befasues ngase vjen nga pikërisht nga znj. Bogujevci, poaq edhe i pakuptimte, ngase vjen nga nje subjekt politik qe vazhdon te konsideroje se patriotizmi eshte nje ekskluzivitet qe i takon vetem atij.

Dikush mund të argumentojë se vlerësimi nuk duhet bazuar në ndjenja dhe përvoja subjektive, por gjithësesi mbetet një shije e çuditshme….

Dukato 1