Active 2
02LAJME

Armend Agolli mungon në ceremoninë e betimit si asambleist, pritet ta refuzojë mandatin

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Dr. Armend Agolli ka munguar sot në ceremoninë e betimit të kryetarit të ri Bedri Hamza, njofton Mitropol.

Agolli ishte kandidati i vetëm i cili nuk ishte i pranishëm në Kuvendin Komunal as për të kryer betimin si asambleist, meqë ishte më i votuari në LDK si bartës liste.

London

Ende nuk është e konfirmuar, por janë ngritur dyshimet se Agolli pritet ta refuzojë mandatin si asambleist.

Ndryshe, në ceremoninë e betimit të Hamzës ishin të pranishëm edhe dy ish-kryetarët, Avni Kastrati dhe Mursel Ibrahimi./Mitropol/

Premium Store