Medi
02LAJME

Arrestohen dy burra në Mitrovicë për dhunë në familje, alkooli mollë sherri

Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë raportuar dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në qytetin e Mitrovicës. Njëri prej tyre është denoncimi i një gruaje, e cila ka njoftuar Policinë për dhunën që po përjeton nga bashkëshorti i saj, teksa në rastin tjetër i dyshuar është një burrë, i cili përfundoi në ndalim pasi familja e raportoi.

Burimet brenda Prokurorisë kanë njoftuar se në rastin e parë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teuta”, ku një grua 41-vjeçare ka kërkuar ndihmë me pretendimet se burri i saj A.Q., po i shkakton dhunë fizike psikike, duke e sharë e ofenduar në vazhdimësi.

Premium Store

Sipas dëshmisë të viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, telashet në familje po shkaktohen si pasojë e burrit të saj, i cili konsumon alkool në masë të madhe dhe më pas krijon probleme. Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje dhe e ka arrestuar të dyshuarin. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Rasti i dytë

Sinjali mëson se në rastin e dytë bëhet fjalë për një 61-vjeçar, i cili është denoncuar nga djali i tij, për dhunën psikike që ushtroi ndaj të gjithë familjarëve.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre në rrugën e Ulqinit dhe mollë sherri edhe këtë herë, dyshohet të jetë alkooli.

Djali që raportoi rastin, njoftoi se babai i tij konsumon shumë alkool dhe si pasojë e kësaj po shfaq sjellje agresive, duke i sharë e ofenduar anëtaret e familjes. Edhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit për veprën penale “dhunë në familje”.

Premium Store