Arrestohen dy burra në Vushtrri – kryen vjedhje të rëndë në një shtëpi para disa muajve

Screenshot
Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Vushtrri që dyshohen për një vjedhje të rëndë në një shtëpi, shkruan Mitropol.
Dyshohet se vjedhja është kryer para disa muajsh, ku cak kishte qenë një shtëpi në rrugën “Skënderbeu”.
Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia pas bastisjeve në dy lokacione të ndryshme në Vushtrri.







