Premium Store
02LAJME

Arrestohet mitrovicasi, kanosi familjaren e tij

Rastet e dhunës në familje në vend sa shkojnë duke u shtuar. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur dje në Mitrovicë, raporton “Mitropol”.

Një grua ka denoncuar në polici familjarin e saj i cili dyshohet se ka kanosur viktimën. Rasti është raportuar rreth orës 20:50.

Weelnes

Prokuroria e ka cilësuar rastin si dhunë familjare dhe ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë policor:

Viktima femër kosovare ka njoftuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Koha