Active 2
02KOSOVËLAJME

Arrestohet mitrovicasi që fotografoi votën

Një rast i pazakontë u regjistrua më 12 tetor në Mitrovicë, ku një mitrovicas u arrestua nën dyshimin se kishte fotografuar votën e tij brenda qendrës së votimit, veprim që përbën cenim të fshehtësisë së votimit.

Sipas policisë, i dyshuari u kap në momentin kur po realizonte fotografinë me telefon, duke dokumentuar votën e tij. Pas arrestimit, ai u intervistua nga organet e hetuesisë dhe, me urdhër të prokurorit, u lirua në procedurë të rregullt./Mitropol/

Premium Store
Dukato 1