Active 2
KOSOVËLAJME

Arrestohet në aeroport 33-vjeçari që kërcënoi për jetë një zyrtar policor dhe familjen e tij

Një 33-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi dyshohet se kishte kërcënuar seriozisht për jetë një zyrtar policor dhe familjen e tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i arrestuari është Granit Radeci rreth 33-vjeçar, i cili më 26 qershor, gjatë një bisede telefonike, e kishte kanosur viktimën, zyrtar policor ( emër i njohur për redaksinë) si dhe familjarët e tij.

Medi

Pas ndalimit nga njësitë policore, Radeci u shoqërua për intervistim dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, u dërgua në Qendrën e Mbajtjes, ku do të qëndrojë 48 orë.

Premium Store