Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Arrestohet në Leposaviq serbi që kërcënoi fqinjën dhe u kap me arsenal armësh

Një rast i rëndë të kanosjes dhe posedimit të armëve pa leje, ka ndodhur në veri të vendit.

Ngjarja është raportuar më 17 shtator 2025, rreth orës 17:00, në fshatin Mala të Leposaviqit. Sipas informacioneve, viktima L.C., rreth 49-vjeçare ka njoftuar policinë se derisa po i lëshonte bagëtitë e tij, ishte përballur me fqinjin e tij, të dyshuarin Dragan Radosavlevic, rreth 67-vjeçar.

Active

Ky i fundit, i nervozuar se bagëtitë po hynin në arën e tij, e kishte kërcënuar Cirkovicin me fjalët:“Ja cu da te ubijem, ja cu da ti sudim” (“Do të të vras, do të të gjykoj”). Viktima kishte deklaruar se është frikësuar pasi kishte dijeni se i dyshuari posedon armë zjarri.

Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet patrulluese dhe ato hetimore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: një armë gjuetie prodhim rus, 20 fishekë gjuetie, 26 fishekë kalibër 7.63 mm, 90 patrona plastikë gjuetie, një maskë gazi.

I dyshuari është arrestuar në vendngjarje. Testimi i alkoolit ka rezultuar pozitiv. Për shkak se nuk ishte në gjendje të jepte deklaratë, ai është liruar përkohësisht deri sot, kur pritet të intervistohet pas kalimit të dehjes.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet për këtë rast vazhdojnë./Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Premium Store