Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Arrestohet në Mitrovicë i kërkuari për “Kanosje”, dërgohet në vuajtje të dënimit në Hajvali

Policia e Kosovës ka realizuar me sukses një urdhër-arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Kanosje”, të parashikuar nga neni 181, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Burimet bëjnë të ditur se më 24 tetor 2025, rreth orës 09:00, në rrugën “Vasilije Ostroski” në Mitrovicën e Veriut, është arrestuar Edin Rekovic rreth 44-vjeçar, i cili kishte qenë në kërkim për një periudhë të caktuar në bazë të urdhrit gjyqësor.

Aquapark 2

Pas arrestimit, Rekovic është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali – Prishtinë, për vuajtjen e dënimit me burg prej 180 ditësh.

Operacioni u zhvillua pa incidente dhe u drejtua nga njësitë e hetimeve të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore për ekzekutimin e urdhrit penal.

Aquapark 2