Arrestohet në Vërmicë shtetasi serb – i dha policisë dokumentet me 5 euro brenda

Një shtetas serb është arrestuar në hyrje të Kosovës nga Shqipëria, më saktësisht në Vërmicë, shkruan Mitropol.
I njëjti i kishte paraqitur policisë dokumentet e tij me 5 euro brenda.
Rasti ka ndodhur ditën e shtunë gjatë orëve të hershme të mëngjesit.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet tutje në raportin policor.







