Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Prokuroria Speciale ka njoftuar se është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, L. M, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë trazirave në Zveçan, shkruan Mitropol.
Sipas njoftimit ai është arrestuar pas zhvillimit të hetimeve disa mujore.
Bëhet e ditur se me autorizim të prokurorit, janë zhvilluar bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur prova materiale që vërtetojnë veprimet inkriminuese të të dyshuarit.
“Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj L. M. do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet tutje në komunikatë.







