Medi
02LAJME

Arrestohet një person në Kçiq të Mitrovicës, dyshohet se po kontrabandonte tetë sirianë

Fotografi ilustrative

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në fshatin Kçiq të Mitrovicës, nën dyshimin se po kontrabandonte tetë sirianë.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 oësh të policisë, ku thuhet se migrantët u gjetën pas kontrollit të veturës së të dyshuarit.

Medi

“Policia gjatë kontrollit në veturën e tij të cilën ishte duke e drejtuar në rrugën nacionale (Prishtinë-Mitrovicë), kanë hasur në tetë (8) persona shtetas të huaj nga Siria, pa dokumente identifikuese”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj i janë dorëzuar DMH-së, për procedura të mëtejme.
Roadside