
Dy ditë më parë, rreth orës 19:30 ka ndodhur një rast i therrjes me thikë në rrugën “Driton Veliu” në Iliridë të Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Pas marrjes së plagës nga thika, viktima fillimisht kishte kërkuar trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor ishte dërguar në QKUK Prishtinë, pati konfirmuar Policia e Kosovës.
Mitropol kishte raportuar ekskluzivisht për rastin gjersa se i dyshuari ende nuk ishte hasur nga policia dhe derisa rasti ndodhej në hetime.
Siç mëson Mitropol, personi i cili kreu aktin e therrjes është arrestuar nga Policia e Kosovës dje.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, rastet e therrjes dhe vrasjeve me armë janë shpeshtuar shumë gjatë viteve të fundit në Mitrovicë./Mitropol/








