
Mbrëmë, një këmbësore, 70-vjeçare është goditur për vdekje nga një veturë në Zhabar të Mitrovicës.
Lidhur me rastin, policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia e ka goditur viktimën, të cilës i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.







