
Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar nga Mitrovica mbrëmë rreth orës 23:15 në “Rrugën e Ulqinit”, shkruan Mitropol.
Arrestimi ka ndodhur pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar 1.2 gram substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.
”Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e PK-së./Mitropol/







