Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit, unë jam autorja e të gjitha pjesëve të tjera

Jana Arsovska, kolegia e besuar e kryeparlamemtarit Dimal Basha gjatë studimeve të tij në Kolegjin “John Jay”, ka reaguar pas diskutimeve në Kosovë për përmbajtjen e një artikullli ku ishte bashkëautor edhe kryeparlamentari Basha, shkruan Mitropol.
Ajo përmes një reagimi që i ka dërguar mediave në Kosovë është shprehur se Basha ka qenë përgjegjës vetëm për kapitullin e tretë të këtij artikulli, i cili kishte për qëllim që të sqaronte përhapjen e islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, veçanërisht me fokus në Kosovë, dhe se për pjesën tjetër ka qenë autore vetëm ajo.
Në reagim Arsovska gjithashtu shpjegon se ky artikull ishte ndarë gjithsej në katër kapituj, dhe se mund të ketë ngjallur diskutime në Kosovë për shkak të përmbajtjes së tij.







