
Në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë lumit Ibër, ishte hapur ekspozita mbarëkombëtare për çmimin “Kadri Kadriu”, në të cilën me punimet e tyre në pikturë, skulpturë, grafikë morën pjesë artistë nga të gjitha trojet shqiptare.
Konkursin për këtë ekspozitë e kishte shpallur ish-drejtori i Agim Bahtirit, Tafil Peci, më 25 tetor 2021, organizimin e së cilës e bën Shoqata e Artistëve, ndërsa çmimin e ndanë komisioni i caktuar nga Kuvendi Komunal në bazë të rregullores për ndarjen e titujve.
Afati i fundit për dorëzimin ishte data 15 nëntor.
Peci u akuzua se pasi e kishte përgatitur vendimin për konkursin, e kishte krijuar vet edhe jurinë profesionale e cila ia ndau çmimin e parë, i cili i merr edhe 1 mijë euro si shpërblim.
Mirëpo diçka të tillë e mohoi vet Tafil Peci për Mitropol. Ai tha se juria profesionale që ia ndau çmimin ishte përzgjedhur nga Kuvendi Komunal dhe jo nga ai.
“Unë jam artist ndërkombëtar, dhe, anipse isha drejtor kisha të drejtën të konkuroja si artist i pavarur në garë. Konkurova ashtu siç kërkohej dhe juria vlerësoi se punimi im ishte më i miri, pasi nuk ka ligj që ma ndalon të konkuroj ose shpërblehem”, tha Peci për Mitropol.
Mes tjerash Peci theksoi se jurinë nuk e përzgjodhi ai por Kuvendi Komunal i Mitrovicës.
Sipas komunikatës së Komunës së Mitrovicës së Jugut, juria profesionale, pas vlerësimit të të gjitha punimeve të arritura, çmimin e parë ia ndau Tafil Pecit, për punimin në pikturë, çmimin e dytë Sabri Behramit, për punimin në skulpturë, ndërsa çmimi i tretë iu dha Musa Prelvukajt për grafikë./Mitropol/








