02SPORT

Artan Mehmeti: Të gjithë në Mitrovicë, por dhe unë e presim KB Trepçën në finale

Trejneri me përvojë shumë vjeçare, Artan Mehmeti, ka thënë se loja e 5-të me Prishtinën do ketë shumë emocione.

Prishtina siç thotë ai e ka përparësi terrenin, por Trepça ka ekipin më të mirë.

Tripika

Kampion me KB Trepça, e ish basketbollisti më i mirë kosovar, Artan Mehmeti, ka folur për Mitrosport rreth takimit të 5-të mes KB Prishtina dhe KB Trepça që vendosë për finalistin e dytë.

Sipas Mehmetit, këto ndeshje janë çdo herë me nervozizëm dhe me emocione tek skuadrat.

Ani pse ai mendon se Prishtina do ta ketë përparsinë e terrenit, poashtu ekipi nga kryeqyteti ka ngarkesë më të madhe psiqike në këtë takim.

Ish- basketbollisti i Trepçës është optimist se me lojë të qetë ekipi mitrovicas do ta fitojë këtë takim./Mitrosport/

Koha