Aurora Group
LAJME

Asambleisti i LDK-së thumbon Faton Pecin: Mos fol për dashninë ndaj Mitrovicës nëse s’ke jetu këtu

 

Asambleisti i LDK-së në Mitrovicë, Gazmend Asllani, ka thumbuar ashpër kandidatin për kryetar komune, Faton Peci, shkruan Mitropol.

Premium Store

“Mos më folni për dashninë ndaj Mitrovicës me gojë plot, nëse s’e keni dasht aq sa me jetu këtu.😉 MITROVICA💚🖤”, është shprehur Asllani.

Ky reagim vjen në një kohë kur Peci ka intensifikuar prezencën e tij në Mitrovicë, duke e paraqitur veten si alternativë për udhëheqjen e qytetit, ndonëse jeton dhe vepron jashtë tij.

Deklarata e Asllanit është interpretuar si kritikë e drejtpërdrejtë ndaj atyre që kërkojnë votën e mitrovicasve pa pasur vetë një lidhje të përhershme me qytetin.

Premium Store