Asambleisti i PDK-së Fisnik Suma: Armend Muja tenton t’i përvetësoj projektet që i ka përfunduar PDK

Asambleisti i Partisë Demokratike të Kosovë në kuvendin komunal në Mitrovicë, Fisnik Suma, tha se deputeti i VV-së, Armend Muja, po krenohet me projektet që i ka përfunduar PDK, shkruan Mitropol.
Suma, theksoi se qytetarët mitrovicas janë në dijeni për aferat e Mujës në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Këto komente, Suma, i bëri përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
Armend Muja krenohet me projektet që janë përfunduar nga qeverisja e PDK, duke tentuar t’i përvetësoj ato. Projektet qe i paska përmendur ai, janë të përfunduara prej kohësh.
Kështu që, e rekomandoj që ai t’a vizitoj më shpesh Mitrovicën. Qytetarët e Mitrovicës e dijnë se kush i ka përfunduar projektet në qytetin e tyre, kurse qytetarët e Kosovës i njohin aferat e Armend Mujes sa ishte pjesë e Agjencisë Kosovare të Akreditimit, konkretisht ryshfetin e tij në vlerë 20,000€ për akreditimin e një programi.








