Asambleisti Xhafer Preteni fton qytetarët në protestën e 7 gushtit: Në mbështetje të çlirimtarëve, për të vërtetën!

Asambleisti i PDK-së në Mitrovicë, Xhafer Preteni, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për datën 7 gusht në Prishtinë, shkruan Mitropol.
Në një reagim të shpërndarë në rrjete sociale, Preteni thotë se kjo protestë është një përgjigje me zemër ndaj padrejtësive që, sipas tij, po i bëhen luftës çlirimtare përmes Gjykatës Speciale.
“Nuk mund të rrimë duarkryq përballë padrejtësisë. Të protestojmë në paqe dhe me dinjitet, për çlirimtarët tanë, për të vërtetën tonë, për Kosovën tonë”, shkruan tutje ai.
Protesta e paralajmëruar do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me fillim nga ora 17:00.







