Active 2
02LAJMESHNETA

Askush në recepcionin e QKMF-së, 1 orë pa u kryer ndërrimi punëtorët lëshojnë vendin e punës, 14 pacientë në pritje

Qytetarët mitrovicas vazhdimisht kanë ankesa në lidhje me funksionimin e institucioneve shëndetësore të qytetit, shkruan Mitropol.

Një qytetar është ankuar në adresë të Mitropol se në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”, punëtorët e recepcionit po e lënë vendin e punës 1 orë para kohe, duke mos respektuar orarin e punës.

Aquapark 2

Ndërrimi i parë fillon punën në ora 07:00 të mëngjesit, për t’u zëvendësuar nga ndërrimi i dytë në ora 14:00, mirëpo ani pse ishte ora 13:00, në recepcion nuk qëndronte askush, ani ose aty ndodheshin në pritje 14 pacientë.

“Në ora 13:10 minuta, në punën bazike, administrative, për pacientë nuk funksionin dhe nuk ka koordinim të ndërrimeve të orarit, punëtorja del dhe në fund thuhet, pa ardhë ndërrimi i dytë në ora 14:00 nuk është aktive” thotë ky qytetar për Mitropol.

Orari zyrtar i punës fillon prej orës 07:00 deri në ora 20:00, gjersa pauza fillon prej orës 09:30 deri në ora 10:00.

Pellini