Askush në zyre në orarin e punës në Drejtorinë e Arsimit në Mitrovicë – Ku është Drita Kadriu?

Asnjë nga zyrat nuk ishte e hapur, ani pse ora ishte veç 11:28, kohë kjo kur supozohet se gjithkush duhej të ndodhej në vendin e punës, pasi me orarin zyrtar, puna në Komunën e Mitrovicës fillon në ora 08:00 dhe mbaron në ora 16:00.
Por, kjo nuk vlenë kur në pyetje është Drejtoria e Arsimit në Mitrovicë. As zyra e drejtoreshës, Drita Kadriu e as ato të punonjësve të drejtorisë që ajo drejton nuk ishin të hapura kur “Mitropol” shkoi për t’i vizituar.
Pas ankesës që portali pranoi nga një palë e cila kishte shkuar në DKA për t’u interesuar për konkurset e kësaj drejtorie e palë e cila tha se askush nga zyrtarët nuk ndodhej aty, “Mitropol” shkoi vet për ta parë gjendjen dhe vërtetoi pohimet e palës se në orarin zyrtar të punës, në Drejtorinë e Arsimit askush nuk ndodhej në punë dhe të gjitha zyret ishin të mbyllura, gjë të cilën “Mitropol” e faktoi edhe me video.
Nga ana tjetër, burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se drejtoresha Drita Kadriu ndodhet në Shqipëri, pa lënë asnjë lajmërim për këtë.
Bazuar në ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, edhe nëse drejtoresha nuk ndodhet aty, të paktën dikush nga zyrtarët do duhej të ndodhej në punë për t’u ofruar shërbime palëve që i drejtohen Drejtorisë.
Kujtojmë se një rast i ngjajshëm me këtë kishte ndodhur në Komunën e Vushtrrisë, kur askush nga punonjësit e Drejtorisë së Inspeksionit nuk ndodhej në vendin e punës në orarin zyrtar, rast ky i cili pas raportimit ekskluziv të “Mitropol” kishte rezultuar me shkarkimin e drejtoreshës së Drejtorisë së Inspeksionit në këtë komunë./Mitropol/







