Aurora Group
02LAJME

Askush s’ka ‘haber’ ku ndodhet e sëmura psiqike që iku nga Qendra e Shëndetit Mendor në Mitrovicë

Tashmë janë bërë katër ditë që kur një grua e cila po trajtohej në Qendrën e Shëndetit Mendor është larguar nga kjo qendër në rrethana të panjohura, njofton Mitropol.

Drejtoresha e kësaj qendre ka lajmëruar Policinë e Kosovës pardjedje, dy ditë pasi ka ndodhur rasti.

Medi

“Ankuesja femër kosovare, drejtor në Qendrën e Shëndetit Mendor, ka raportuar se nga kjo Qendër është larguar pacientja-viktima femër kosovare dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhej në raportin e Policisë të datës 26 mars.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, gjersa ende nuk ka ndonjë informatë për vendndodhjen e pacientes së Qendrës së Shëndetit Mendor.

Kjo qendër ndodhet në rrugën “Artim Jashari” dhe ishte hapur në vitin 2015./Mitropol/
Koha