Premium Store
LAJME

Atiq: 145.500 euro u ndanë për subvencione për shëndetësi në Mitrovicë të Veriut



Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka njoftuar se mbi 145 mijë euro janë ndarë për subvencione në Mitrovicë të Veriut për sekorin e shëndetësisë, shkruan Mitropol.

Atiq theksoi se rreth 602 familje kanë përfituar nga këto subvencione me qëllim të përmirësimit të barrës financiare.

Ai gjithashtu ka cilësuar se shëndeti i qytetarëve mbetet prioritet për këtë komunë.

Postimi i plotë:

💶 145,500.00€ për mbështetje shëndetësore

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, nga zyra e Kryetarit janë ndarë 145,500.00 euro subvencione për shëndetësi, nga të cilat kanë përfituar 602 familje të komunës sonë.

Ky fond është investuar me qëllim që të lehtësojmë barrën financiare të qytetarëve dhe të mundësojmë qasje më të mirë në shërbimet shëndetësore.

Shëndeti i qytetarëve mbetet prioriteti im kryesor dhe angazhimi im është që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke e fuqizuar sistemin e kujdesit ndaj secilit.

Active