Atiq pas nënshkrimit të kontratës për parkun në rrugën “Çlirimi”: Mitrovica Veriore do të jetë qyteti juaj me të gjitha kushtet që i takojnë

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka njoftuar se tashmë është nënshkruar kontrata për parkun në rrugën “Çlirimi”, dhe se punimet pritet të fillojnë brenda pak ditësh, shkruan Mitropol.
Ai ka theksuar se ky park i ri do të jetë një hapësirë e rëndësishme për qytetarët dhe se do të sjellë jetë dhe gjelbërim në këtë pjesë të qytetit.
Atiq gjithashtu ka thënë se Mitrovica Veriore do të jetë një qytet i cili do t’i ketë të gjitha kushtet që i takojnë përmes projekteve dhe investimeve të vazhdueshme.
” Po ndërtojmë një qytet modern, të gjallë, dhe të denjë për të gjithë qytetarët tanë”, ka përfunduar Atiq në postimin e tij.







