Medi
02LAJME

Autobusët në Mitrovicë s’e “fermatin” Qeverinë fare, bileta për studentë vazhdon të mbetet 1.50€

Autobusët e relacionit Mitrovicë-Vushtrri-Prishtinë duket se nuk ia kanë frikën askujt. Madje as shteti s’po arrinë t’i kontrolloj çmimet e tregut, ani pse kuponët fiskal që i lëshojnë, i lëshojnë në emër të Ministrisë së Financave, shkruan Mitropol.

Ditë më parë Shoqata e Transportuesbe Rrugorë pas negociatave me Ministrinë e Infrastrukturës mori vendim për kthim të sërishëm të biletës së autobusit nga 1.80€ në 1.50€ për të rriturit dhe nga 1.50€ në 1.00€ për studentët.

Tripika

Ani pse çmimet do duhej të uleshin, kjo nuk po respektohen nga ana e firmave të autobusëve në Mitrovicë. Ata edhe sot kanë shitur biletën për studentë me 1.50€, duke mos e ‘fermatur’ Qeverinë e Kosovës.

Një studente u ankua në redaksi të Mitropol se autobusët po i detyrojnë të paguajnë nga 1.50€ edhe pse marrëveshja e transportuesve me Qeverinë ishte ndryshe.

Në lidhje me rastet e mashtrimit të firmave nuk po merret fare Inspektorati. Deri sot askush nuk ka dalë për ta inspektuar aplikimin ose jo të marrëveshjes në çmimet e biletave./Mitropol/

Koha