Medi
LAJME

Avdullah Hoti: Importet nga Serbia janë dyfishuar

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka ngritur shqetësimin e tij për rritjen e madhe të importeve nga Serbia përmes një reagimi publik, shkruan Mitropol.

Sipas tij, gjatë periudhës Janar-Maj 2025, Kosova ka importuar mallra në vlerë prej 91.37 milionë euro nga Serbia – një rritje prej 217% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur importet ishin 42.08 milionë euro.

Hoti paralajmëroi se kjo rritje e importit, mund të ndikojë negativisht në prodhimin vendor.

Weelnes