Medi
LAJME

Avokati Berisha për rastin e Agon Zejnullahut: Vendimi më i turpshëm- Apeli e konfirmoi në gjuhën juridike


Përmes një njoftimi, Apeli ka bërë të ditur se janë aprovuar ankesat e mbrojtësve të pesë policëve, dhe rasti është kthyer në rigjykim.

Rreth këtij rasti ka reaguar edhe avokati Besnik Berisha.

“Realisht, ka qenë një nga vendimet më të turpshme që kanë nënshkruar, ndonjëherë në karrierën time,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, pesë zyrtarët policorë po mbahen padrejtësisht në paraburgim për një çështje që, siç u shpreh ai, “nuk ka ndodhur as si faj i tyre”.

Ai shtoi se Gjykata e Apelit ka konstatuar qartë se në rast ka pasur shkelje të natyrës thelbësore.

Koha