KOSOVËLAJME

Avokati Koci zhgënjehet me Mitrovicën Veriore: Era Kosovë nuk po i vjen

Avokati Arianit Koci është shprehur i zhgënjyer me atë që ka parë sot në Mitrovicën e Veriut.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se si në atë pjesë të vendit nuk respektohen ligjet e Republikës së Kosovës.

Aurora Group

Sipas tij, kësaj pjese era Kosovë nuk vije.

“Flamura serb, tabela ilegale, në një trafike nuk m’i pranuan eurot dhe në restorane po pihet duhani: kjo është gjendja në Mitrovicën e Veriut. Çka pashë, nuk më pelqeu. Era Kosovë nuk po i vjen”, ka shkruar Koci.

Sipas tij, në atë pjesë janë të rrezikuar edhe Policia e Kosovës.

Isha në vendngjarje, në pjesën veriore të Kosovës. Në mision faktmbledhës. Shkova vetëm që mos me rënë në sy. Edhe pse qetë, situata po duket e elektrizuar. Policët tanë në atë pjesë të Kosovës, janë vazhdimisht të rrezikuar. Plus, po punojnë edhe përtej orarit. Secili prej tyre është një lloj heroi”, ka shkruar Koci.

Weelnes