Avokati kosovar: Pantiq u liru mos me u barikadu edhe Ranillugu e Gracanica, Shterpca e Kamenica

Avokati kosovar Besnik Berisha e ka komentuar zëvendësimin e masës nga paraburgimi për në arrest shtëpiak për ish-policin Dejan Pantiq. Për këtë punë Berisha ka thënë se ka presion politik.
“Pantiq është liru për të mos u barikadu edhe Ranilluku e Gracanica, Shterpca e Kamenica. A nuk kemi thënë gjithmonë që drejtësia “nuk” i nënshtrohet presionit, e aq me pak atij politik. Po pra”, ka shkruar Berisha.
Berisha ka thënë se sot veç Vuçiq e Pantiq kanë arsye të festojnë “sepse Kosovën vazhdojnë ta nënshtrojnë e izolojnë”, ka shkruar ai.
Tutje avokati pyet se kush do ta mbikëqyrë në arrest shtëpiak Pantiqin tash e tutje.
“P.S. A thua kush do e mbikëqyrë masën e arrestit shtëpiak ne Veri, meqë asnjë polic nuk mund ta kemi aty?!!”, ka shkruar Berisha.








