02EKONOMILAJME

Avokati mitrovicas thirrje Qeverisë: Shpalleni gjendjen e jashtëzakonshme!

Avokati mitrovicas, Armend Shkoza, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme ekonomike në vend, shkruan Mitropol.

“Veproni nëse deri tani keni fol për shtet dhe për kontrollin e tij ndaj ekonomisë, sidomos asaj të zezë. Ndryshe, ju do të jeni bashkryesit e krimit manipulativ dhe ekonomik.”, ka shkruar Shkoza.

London

Postimi i plotë:

Është situatë emergjente. Nxjerrni ligjin e veçantë ashtu siç e kërkon Neni 131 paragrafi 2 i Kushtetutës. Ngarkoni me autorizime të jashtëzakonshme ATK, Inspektoratin e Tregut, Autoritetin e Konkurrencës dhe inspektoratët të tjera, përfhsirë këtu Doganat e Kosovës. Asnjë pengesë nuk e keni as me Nenin 56 paragrafin 2 të Kushtetutës me të cilin kufizohet shmangia e të drejtave të garantuara me Kushtetutë.

Veproni nëse deri tani keni fol për shtet dhe për kontrollin e tij ndaj ekonomisë, sidomos asaj të zezë.

Ndryshe, ju do të jeni bashkryesit e krimit manipulativ dhe ekonomik.

Koha