Medi
02LAJMEOP-ED

Avokati mitrovicas thotë se ata që e lanë Mitrovicën s’kanë pse kritikojnë

Avokati mitrovicas, Armend Shkoza, përmes një postimi në facebook ka theksuar se ata të cilët e kanë lënë Mitrovicën nuk kanë pse të kritikojnë, shkruan Mitropol.

Ai ka shtuar se është shumë lehtë të kritikohet nga jashtë. Mirëpo është vështir të vish dhe të ballafaqohesh me problemin.

Aurora Group

Shkoza ka thënë se personat që jetojnë jashtë qytetit nuk kanë të drejtë ta kritikojnë këtë qytet.

Postimi i plotë:

Nuk ua fali dot arsyen dhe nuk ua pranoj kritikën disa mitrovicasve që e kanë ikur prapanicën dhe tani vjellin vnerë ndaj Mitrovicës dhe kësaj shoqërie. Është shumë lehtë me e lënë këtë vend e me tjerrë prej kolltuqeve të Prishtinës apo edhe perëndimit.

Ai që e do Mitrovicën rrin këtu e ballafaqohet me problemin. Ai që nuk mundet të ballafaqohet është i lirë të shkoi kudo. Askush nuk e vë në levën morale. Mirëpo as kredencialet nuk mund t’i ketë për të mbajtur ligjerata e as kritikë mbi këtë qytet.

Ti shuan dhe palohesh, shoq!

Pellini