“Avullohen” 3 kg ari tek argjendaria “Kamberi Gold” në Prishtinë- Policia në kërkim të autorëve

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zemër të Prishtinës, saktësisht në rrugën “Agim Ramadani”, shkruan Mitropol.
Cak i hajnave ishte argjendaria “Kamberi Gold”, ku është vjedhur një sasi e arit rreth 3 kilogramë.
Rastin e ka denoncuar pronari i argjendarisë,i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj vjedhjeje.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitë policore, hetuesit rajonalë dhe forenzika, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.







