Premium Store
02

Babushi bëhet baba i katër djemëve: Shqipnisë iu shtua edhe një pushkë

Fidan Ademi, ish-drejtor i Inspeksionit në Mitrovicë sot u bë baba për herë të katërt. Gruaja e tij solli në jetë djalin e katërt të tyre të cilin e emëruan Olimp, shkruan Mitropol.

Ademi i njohur si Babushi, tha se për emrin u inspiruan nga mali Olimp për emrin e të birit.

Weelnes

“Olimpi është një mal i Madh në mes Selanikut e Maqedonisë së vjetër. Të parët tanë (Siç thoshte N. Frashëri) pellazgët u magjepsen me të dhe e admiruan. Selaniku deri para 1 shekulli fliste shqip e ishte qendêr e rëndësishme shqiptare. Ta kujtojmë të kalumen tonë të largët që ta kemi të qartë të ardhmen tonë të afërt”, shkroi Ademi.

Njoftimi i plotë:

Familjarë, Miq e shokë,
Zoti na fali edhe një djal. Dalmatit, Desidiatit e Orionit ju shtua edhe një Vëlla , Shqipnisë edhe një pushkë ☺️.
Fëmija thuhet lind me emër të vetë, e djalin do e quajmë Olimp.
Olimpi është një mal i Madh në mes Selanikut e Maqedonisë së vjetër. Të parët tanë (Siç thoshte N. Frashëri) pellazgët u magjepsen me të dhe e admiruan. Selaniku deri para 1 shekulli fliste shqip e ishte qendêr e rëndësishme shqiptare. Ta kujtojmë të kalumen tonë të largët që ta kemi të qartë të ardhmen tonë të afërt.
Djali jonë Olimpi u bëft i madh sa mali Olimp.

Gruja Ime e dashur, Sadije Osmanollaj është mirë.

Ju përqafojmë.

Premium Store