Bahtiri dorëzon detyrën: Kryetari i ri do ta ketë mbështetjen time për aq sa mundem, pasi të kthehem nga pushimi tek familja

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ia dorëzoi sot zyrtarisht mandatin kryetarit aktual, Bedri Hamzës, shkruan Mitropol.
Nga ky takim Bahtiri tha se kryetari i ri do ta ketë mbështetjen e tij për aq sa mundet për të mirën e Mitrovicës, gjersa paralajmëroi se fillimisht do shkoj për pushime në Holandë.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Mitrovicës,
Sot, bëra dorëzim-pranimin e detyrës së kryetarit të komunës te kryetari i ri, z. Bedri Hamza.
Kisha nderin dhe kënaqësinë, të ju shërbejë me përkushtrim për 8 vite, gjatë të cilave kemi bërë shumë punë të mira për qytetin tonë. Thelbi i demokracisë qendron te vota qytetarëve dhe rotacioni politik.
Z. Hamza i uroj punë të mbarë dhe suksese në mandatin e tij qeverisës.
Mitrovica është qyteti më specifik në Kosovë, veçanërisht për shkak të aspektit politik. Prandaj kryetari i Mitrovicës ka pas dhe ka përgjegjësi shumë më të mëdha, se sa kryetarët e komunave tjera. Për shkak të natyrës specifike të qytetit, kryetari i ri do ta ketë mbështetjen time për aq sa mundem në secilën punë të mirë për Mitrovicën, sikurse që i ftoj edhe anëtarët e Kuvendit Komunal pa dallim partie dhe qytetarët që ta mbështesin kryetarin Hamza në secilën punë që shkon të mirë të komunës tonë.
Pas një pushimi tek familja ime larg së cilës jetoj tash e 8 vite, unë do të vazhdoj të kontribuoj me përkushtim për qytetin tim.
AB








