Bajrami i reagon Kurtit për fjalimin e djeshëm: Po synon rrënimin e Republikës së 17 Shkurtit dhe krijimin e Republikës së “Tretë”

Nënkryetarja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me fjalimin që ka mbajtur dje kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.
Sipas Bajramit, Kurti po punon ta shkatërrojë Republikën e Kosovës dhe ta ndërtojë “Republikën Imagjinare të Tretë”, ku gjithë mekanizmat e shtetit jan ënë funksion të partisë dhe atij personalisht.
“Një Republikë ku çkado që flet partia duhet të implementohet nga secili qytetar e secili institucion. Por, projekti i tij do të dështojë sepse nuk lejojmë të cenohet Republika e 17 Shkurtit që Kurti ende nuk e ka njohur”, ka shkruar Bajrami.








