Premium Store
LAJME

Bajrami pas dështimit të 53-të: Hipokrizi të ftohemi sërish në ora 22:00 kur dihet rezultati


Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të seancës së 53-të për konstituimin e Kuvendit, shkruan Mitropol.

Ajo e ka quajtur hipokrizi mbajtjen e një seance tjetër sonte në orën 22:00.

Bajrami ka theksuar se edhe për seancën e 54-të rezultati është i ditur që tani.

” Shpreh keqardhje, ka 102 ditë që takohemi, herë çdo 48 orë, herë çdo 24 orë, dhe pa as përpjekjet minimale të partisë së parë për të bërë zgjidhje dhe për të bërë konstituimin e institucioneve” ka deklaruar Bajrami.

Weelnes