Dukato 2
02LAJME

Banorët e Skoçanit të Vushtrrisë i drejtohen me peticion Kuvendit Komunal për asfaltimin e rrugës

 

Me iniciativë të disa ish-banorëve nga fshati Skoçan është organizuar një peticion që i është drejtuar Kuvendit Komunal, i cili përmbanë kërkesën për përfshirjen buxhetore të asfaltimit të rrugës për vitin që po hyjmë.

Dukato 1

Përmes këtij peticioni këta banorë po kërkojnë që rruga të përfshihet në planifikimet buxhetore për vitin 2022, që të bëhet asfaltimi i saj si zgjidhje e përhershme për këtë rrugë e cila mbetet vështirë e kalueshme për mjetet motorike si veturat.

Ndër arsyet që theksohen në peticion është vullneti i madh i shumë banorëve dhe ish-banorëve të këtij fshati që kanë shprehur dëshirën për t’u kthyer dhe investuar në këtë vend që është larg vetëm 6 kilometra nga qyteti i Vushtrrisë, por që përshkak të mungesës së infrastrukturës rrugore nuk po mund ta realizojnë këtë.

ish-Banorë të këtij lokaliteti i janë rikthyer me aktivitete të ndryshme 4 vitet e fundit Skoçanit, por që asnjëherë nuk është përfillur përgjatë këtyre viteve kërkesa e tyre për lidhje me asfaltin me komunën amë, Vushtrrinë.

Përveç një shtrese zhavori e vendosur ditëve të fundit,punë të tjera që të lehtësohet qarkullimi në këtë pjesë nuk ka pasur.

Dëshmi për gadishmërinë e banorëve për t’u kthyer janë edhe disa ferma bujqësore që janë hapur në këtë fshat e të cila aktivitetin e tyre e zhvillojnë me shumë pengesa.

Për asfaltimin e rrugës një premtim kishte dhënë banorëve që vijnë nga ky fshat ish-Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, i cili kishte vizituar fshatin në ditët e para të mandatit të tij qeverisës, duke premtuar asfaltimin e rrugës në vitin vijes 2018, por që ky premtim mbeti i pa-realizuar.

Projekti për asfaltimin e saj ishte bërë në qeverisjen e Mulakut, i cili në një intervistë kishte dhënë se pasardhësi i tij, Xhafer Tahiri, e kishte pasur të gatshëm por që projekti nuk është realizuar.

Duke pasur parasysh këtë neglizhim total për dy dekada, ata që vijnë nga ky fshat si shpresën e fundit po e shohin qeverisjen e re komunale, respektivisht Kuvendin e ri komunal të cilit i kanë drejtuar edhe një peticion si mjetin e fundit juridik për të mundësuar një investim tejet të rëndësishëm që do ta hapte perspektivë dhe mundësi për ata banorë që shprehin interesimin të investojnë në këtë fshat./L.I/VushtrriaOnline

Active 1