Banorët e Tavnikut shprehen të shqetësuar me hapjen e zyres së Dëshmitarëve të Jehovait, një sekt i krishterë në lagjen e tyre
Banorët e lagjes Iliridë (ish-Tavnik) janë shprehur të shqetësuar me hapjen e një zyreje me emrin “Salla e Mbretërisë e Dëshmitarëve të Jehovait” në lagjen e tyre, shkruan “Mitropol”.
Flamur Broboniqi, banor i kësaj lagjeje, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se hapja e kësaj salle është shqetësim i komplet lagjes duke thënë se shpreson që Komuna e Mitrovicës t’i ndërmerr hapat e nevojshme në mbylljen e menjëhershme të kësaj zyreje.
Veç tij, edhe një prind i një fëmije që vijon mësimin tek shkolla fillore “Migjeni”, përballë kësaj zyreje është ankuar se persona të panjohur po dalin jashtë zyres dhe po i ftojnë nxënësit për ‘ligjërata’ brenda.
Postimi i plotë i Broboniqit:
Shqetsim i komplet lagjës ILIRIDË – TAVNIK , hapja e kesaj “ salle ” ..
Shpresoj Komuna e Mitrovicës të ndërrmarë hapat e menjehershem ne mbylljen e saj.